Ditën e sotme aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja postoi në llogarinë e tij në Instagram disa “sories” në të cilat tregonte se ish e dashura e kishte tradhtuar.
Ndër të tjera, në “deklaratat” e tij, ai shprehej se ish e dashura jo vetëm që e kishte tradhtuar, por se kishte pasur disa lidhje paralelisht.
Por, mesa duket gjerat nuk paskan qenë ashtu si dukej. Në një video-reagim të postuar në Instagram aktori i humorit shpjegoi së nuk ishte ai që kishte hedhur baltë mbi emrin e ishit të tij.
Veleshnja pretendon se në ato momente i kishin vjedhur llogarinë e rrjetit social dhe se personave që e bënë u ka lënë Allahun e policinë.
Rezarti shpjegon: