Milot Rashica po kalon një moment të jashtëzakonshëm në Gjermani te skuadra e Verder Bremenit.
Në sfidën e sotme ndaj Augsburgut, sulmuesi i talentuar i përfaqësueses kosovare ka realizuar dy supergola, pikërisht në minutat 5’ dhe 28’.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0, por padyshim meritën kryesore e ka sulmuesi shqiptar.
Me këtë fitore, skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10-të.
Dopieta e sotme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave duke mbetur një pikë referimi në ofensivën e skuadrës gjermane.