U luajt mbrëmjen e djehsme, kryendeshja e javës në kampionatin spanjoll, teksa reali mundi 1-3 në transfertë Atleticon e Madridit.
Sfida ka qenë mjaft e tensionuar dhe njëkohësisht e kontestuar nga të dyja skuadra.
Reali pretendon se u penalizua nga arbitri te rasti i golit të Grizman, ndërsa Atletico mendon të kundërtën.
Këta të fundit, janë kapur me mënyrën se si gjyqtari i ka interpretuar aksionet edhe duke përdorur sistemin ‘VAR’.
Goli i shënuar nga Bejl, u nis nga një pozicion i dyshimtë, ndërkohë që të njëjtin pozicion arbitri e konsideroi të parregullt në një gol të shënuar nga Morata duke e anuluar.
Sakaq, edhe penalltia që Vinisius fitoi duket si një vendim i gabuar i gjyqtarit pasi faulli ka ndodhur jashtë zonës, por pas konsultimit me ‘VAR’ u akordua penallti.
Të gjitha këto raste, klubi i Atletikos i ka postuar në rrjete sociale dhe duket se e ka gjetur justifikimin e humbjes.