Në ndeshjen Partizani-Kastrioti që u luajt ditën e djeshme u vu re se në fanellat e bardha është e stampuar një kompani bastesh, “138.com”, një kompani kineze kjo, që ka një shtrirje edhe në Europë.
Pas ndalimit me ligj të promovimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive, ky klub nuk i kishte marrë pasat për t'i hequr nga fanella reklamat dhe për këtë fakt policia ka lajmëruar procedimin penal ndaj administratorit të ekipit të Kastriotit, G.V., 30 vjec, banues në Krujë.
Në njoftimin e policisë ndër të tjera thuhet:
I çuditshëm është fakti se nga 1 janari Kastrioti ka luajtur gjithsej 4 ndeshje, po me të njëjtën fanellë dhe askush nuk mori masa më parë.
Pse ky reagim i autoriteteve erdhi pikërisht në këtë moment?