Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua në rrugën “Aldo Moro” në Napoli të Italisë.
Sipas mediave italiane, viktima është një 63-vjeçar shqiptar.
Ai u përplas nga një makinë tip “Vokswagen”, ndërsa po udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Për shkak se nuk i janë gjetur dokumente, viktima nuk është identifikuar ende.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.