Një aksident rrugor ndodhi pasditen e së premtes në Göschenen të Zvicrës. I pajetë ka mbetur 43-vjeçari kosovar nga Lybeniqi i Pejës. 43 vjeçari u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend. Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00.
Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.