Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, “Rilindja” dhe DAR nën hetim pasi fshehën skandalin prej ditësh

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 09.02.2019, 18:05

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetime për Drejtorinë Arsimore Rajonale Kavajë dhe për drejtuesit e Shkollës “Rilindja”, në të cilët ishte nxënëse e mitura që ra pre e përdhunimit.

Mësohet se hetimi i nisur nga organi i akuzës ka ardhur pas referimit të çështjes në Polici. Kjo për faktin se institucioni arsimor, u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti duke mos denoncuar krimin në polici.

Për skandalin e abuzimit të të miturës, janë në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Në media është shprehur edhe babai i vajzës së përdhunuar nga tetë nxënësit e shkollës "Rilindja". Me dhimbjen e madhe për vajzën e tyre ai ka kërkuar që mediat ta mbyllin njëherë e pëtrgjithmonë këtë histori.

Ai shprehet:

Nëse më lejoni dua t’u bëj dhe një thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutem me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Me lejoni që ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesin deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin, mos e paçi këtë rrisk, kjo që më ndodhi mua qoftë e para dhe e fundit."

Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e thirri nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhënien me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte, mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithcka kishte ndodhur. Institucioni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në polici.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit