Ditën e djeshme Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e dënuar me 25 vite burg. Edhe pse është përgjegjës për vrasjen e 4 policëve, Dajti arriti t'i shpëtonte burgimit të përjetshëm.
Sipas Panoramës, Prokuroria, e cila kërkoi burgim të përjetshëm për Dajtin, do të bëjë rekurs për Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, sapo të dalë i zbardhur vendimi.
Çështja në fjalë mbeti në duart e gjyqtarëve të rretheve, pasi duke u shtyrë për 10 vite si proces, të gjithë togat e zeza të Tiranës ishin konsumuar.

Kujtojmë këtu se Dritan Dajti në shkallën e parë u dënua me burgim të përjetshëm. Më 2009-ën Dajti vrau 4 efektivët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani.
Gjithashtu nga të shtënat humbi jetën Ledion Mara, i cili ndodhej në makinë me Dajtin, si dhe një tjetër pushues.