Ju mund të keni një numër të madh arsyesh për t’i lënë dyert e dhomave në shtëpinë tuaj hapur gjatë natës.
Por, sipas paralajmërimeve që janë bërë së fundmi, e mira është që asnjë derë të mos rrijë e hapur gjatë natës.
Arsyeja lidhet me rastet e zjarrit. Një grup zjarrfikësish kanë treguar me një foto të vetme se pse fëmijët tuaj do jenë më të sigurt nëse dera e dhomës do të jetë e mbyllur.
Në një foto ilustruese, duket një derë nga të dyja krahët, në anën e brendshme është e paprekur, ndërsa në anën e jashtme është e djegur nga flakët.
Mesazhi si përfundim është: Në rast zjarri, nëse dhoma e fëmijëve tuaj është e mbyllur, me shumë mundësi do t’i mbrojë ata nga përhapja e zjarrit në dhomën e tyre. JOQ Albania