Një qen, që refuzoi të braktisej nga pronari i tij, ka prekur zemrat e të gjithëve në rrjetet sociale.
Pasi i zoti e zbriti nga makina për të braktisur në mes të rrugës, miku i tij me katër putra vazhdoi ta ndiqte edhe pse makina ishte nisur me shpejtësi tashmë.
Qeni u braktis nga pronari i tij në liqenin Ming në Kaliforni ndërsa pamjet janë filmuar nga Stephen Sage Silver, i cili ndodhej mbrapa me makinën e tij.
Duke mos e kuptuar që i zoti po e braktiste, ai vazhdonte të luante me të duke lëvizur bishtin pa pushim, por në një moment makina u nis dhe ai mbeti vetëm në mes të rrugës.
Gjatë kohës që filmonte, Silver dëgjohet të thotë:
JOQ Albania