Prishtina është tronditur mëngjesin e sotëm pasi dy të moshuar janë gjetur në dy rrugë të ndryshme pa shenja jete.
Së pari një grua e moshës 71 vjeçare është gjetur në rrugën "Ndue Përlleshi", që gjendet në rrugën e famshme "B", raporton JOQ Kosova.
”Sot në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për një femër S.B., 71 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ndërkohë, pak orë më vonë Policia e Prishtinës është njoftuar për një rast tjetër të ngjashëm. Tani në lagjen Dardania, që gjendet në anën tjetër të qytetit, është gjetur edhe një trup i shtrirë në rrugë.
“Sot rreth ores 09:00 kemi pranuar informaten se ne rrugen Bill Clinton ne Prishtine, eshte nje person i shtrire ne toke. Menjehere ne vend ngjarje kane dale njesitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekesor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Behet fjale per viktimen mashkull E . L 51 vjec", ka thënë për rastin e dytë zëdhënësja Ahmeti.
Sidoqoftë, deri tani Policia nuk ka dhënë asnjë version për asnjërën nga ngjarjen, vetëm kanë thënë se hetuesit policorë po vazhdojnë të merren me rastet.