“Dua të marr një copë mall o burr se jam keq”, metadoni shitet në treg të zi nga përdoruesit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2019, 22:28

Metadoni është një lloj substance, e cila i ndihmon pëerdoruesit e drogës të largohen nga ajo. Trajtimi me metadon kushton shtrenjtë dhe në vendin tonë i është lënë në dorë qendraveprivate. Që prej 2005, shoqata që e ofron këtë shërbim është “Aksion Plus”.

Kjo e fundit e shpërndan metadonin në vende mizerabël dhe jo në prani të një stafi mjekësor, raporton Fiks Fare. Sipas ekspertëve keqpërdorimi i metadonit sjell vdekje të shumta në botë, ndërsa i dhënë në mënyrë të gabuar shkakton varësi njësoj si droga.

Njëri prej përdoruesve të metadonit tha për “Fiks Fare” se kjo substancë shpërndahet në vende të papërshtatshme, në ndërtim e sipër. Ai tregon se ka qenë prej 18 vitesh i varur nga heroina, ndërsa prej 10 vitesh është i varur nga metadoni.

Kati përdhes i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Durrësit është një ambjent i improvizuar për shpërndarjen e metadonit. Në dhomë gjendet vetëm një tavolinë, një shiringë dhe një shishe metadon. Sipas gazetarëve, infermierja e hidhte metadonin në gotë plastike pacientëve. Ajo thotë se këto kushte janë për momentin, ndërsa pas pranisë së gazetarëve u urdhërua ta ndajë metadonin në fshehtësi, duke e mbajtur shishen në çantë dhe duke i pritur pacientët në stol.

Ndërkohë nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit u shpreh se nuk është detyrë e tyre që t’u sigurojnë ambiente shoqatës “Aksion Plus”. Ai shton ëm tej se kësaj shoqate iu dha ky ambient në 2016-ën pas kërkesës së tyre, ndërsa për momentin nuk është i ëprdorshëm pasi është në rikonstruksion. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe DSHP Durrës, duke përjashtuar lidhjet me shpërndarjen e metadonit.

Mjeku Zihni Sulaj, i pyetur në lidhje me këtë temë, tha se nëse metadoni nuk administrihet siç duhet është më potent se heroina dhe mund të kthehet në një bombë të vërtetë për shëndetin publik.

Fiks Fare iu drejtua edhe shoqatës “Aksion Plus”, por nuk mori asnjë prononcim. Atyre iu vu në dispozicion vetëm një kontratë shërbimi me nënpërfitues, që shoqata “Aksion Plus” ka lidhur me shtetin me vlerë prej 181.924 dollarës, duke filluar nga korriku i 2018 dhe me përfundim në dhjetor të 2019.

Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë u shpreh se ishin në dijeni të problemeve dhe kanë bashkëpunuar me DSHP-të në rrethe, për t’u vënë ambiente në dispozcion. KJo gjë u mohua nga DSHP-ja e Durrësit. Përsa i përket shoqatës, ministria u shpreh se shpërndarja është bërë në bazë të kontratave që janë lidhur mes palëve. Gjithashtu në prononcimin e marrë në ministri thuhet se kjo shoqëri operon prej 2005-ës dhe fondet që merr në vit llogariten mesatarish 40 mijë dollar.

Fiks Fare tregon dhe raste kur metadoni përfundon në treg të zi, ku një përdorues në Korçë merr metadon nga kjo shoqatë dhe ia shet pacientëve, kundrejt 2000 lekëve.

Biseda

Fiksi -Ça bere vllai si je? Shpërndarësi-Si je? Puna mirë Fiksi -A të tha për metadonin mor burr? Shpërndarësi-Po. Fiksi -Ça bere si kalove Shpërndarësi-Mirë Fiksi -Tani ke 20 (mije lek) këtu Shpërndarësi-Po. Fiksi -Dhe ndonjë gjë tjetër përveç metadonit Shpërndarësi-Ça thua… Fiksi -Dua të marr një copë mall o burr se jam keq… Na sajon dot ndonjë copë për nja një orë? Shpërndarësi-Po varet o. Jo jo nuk, s’kam unë vetëm këtë. Fiksi -Ma jep njëherë këtë. Shpërndarësi-Të shkoj ta marr? Fiksi -Pse se ke këtu? Shpërndarësi-Ja këtu afër është Fiksi -E mirë (shpërndarësi shkon ata marri ke stoli ku e ka lënë) Shpërndarësi-Në rregull Fiksi -Po me ngel ndonjëherë tjetër, me ngel ndonjëherë tjetër. Sa ka ky 100 miligram? Shpërndarësi-Po. Fiksi -Me ngel herë tjetër a më ndihmon dot prapë? Shpërndarësi- Po Fiksi -Ok Shpërndarësi-Flasim Fiksi -Rrofsh vlla rrofsh, po s’na mbaron dot punë ëë? Shpërndarësi-Jo,jo. Fiksi -Ajd ,ajd…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit