KLP emëron prokuror burrin e deputetes Ermonela Felaj, “urdhri” erdhi nga Gjykata

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.02.2019, 13:43

Burri deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, Bledar Valikaj është emëruar prokuror, ndonëse nuk është "magjistrat".

Lajmin e ka bërë të ditur Boldnews dhe në të shkruhet se Gjykata Administrative e Apelit ka urdhëruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ta emëruar Bledar Valikajn.

Bledar Valikaj, prej vitesh oficer i Policisë Gjyqësore, kandidoi në vitin 2015 për pozicionin “prokuror”. Në bazë të ligjit të kohës, prokurorët emëroheshin në dy forma-direkt nga Shkolla e Magjistraturës ose nëpërmjet konkurseve që zhvilloheshin në mënyrë periodike nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në konkursin e zhvilluar në Shtator 2015, oficeri i Policisë Gjyqësore, Bledar Valikaj, merr pikët e nevojshme në testim dhe Prokurori i Përgjithshëm i propozoi Presidentit të Republikës së asaj kohe, Bujar Nishani, dekretimin e tij në pozicionin “prokuror”.

Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.

Presidenti i Republikës, brenda tagrave të tij kushtetues, kishte të drejtën e refuzimit, qoftë edhe me heshtje, të propozimeve për prokuror, në rastet se ai konstatonte problematika mbi integritetin personal të kandidatëve. Nishani nuk paraqiti publikisht arsyet e refuzimit të emrit të Bledar Valikaj.

Ky i fundit iu drejtua Gjykatës Administrative me një padi, nëpërmjet të cilës kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikes për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”.

Pra, në fjalë të tjera, bashkëshorti i deputetes kërkonte detyrimin e Presidentit të Republikës për t’u shprehur mbi kandidaturën e tij. Gjykata Administrative, në Maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj.

Por, prej asaj kohe, Presidenti i Republikës nuk është shprehur për kandidaturën e Valikajt, me shumë mundësi, për shkak të tagrit të tij ligjor, sipas të cilit ai nuk mund të detyrohet të kryejë një veprim.

Pas një periudhe pritjeje, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.

Gjykata Administrative e Apelit e pranon edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë Bledar Valikajn “prokuror”.

Por ky vendim cënon rëndë nga ana tjetër një prej shtyllave të Reformës në Drejtësi. Prej Korrikut 2016, kur Parlamenti, me 140 vota, i hapi rrugë “Drejtësisë së Re’, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Ndër 140 votat pro këtij ndryshimi ishte edhe ajo e Ermonela Felajt, e cila, ashtu si të gjithë kolegët e saj, u shpreh dakord për këtë ndryshim kushtetues.

Por, përtej vullnetit të shprehur politikisht, Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj kanë investuar Gjykatën për të gjetur një rrugë alternative, aspak Kushtetuese dhe ligjore, për të marrë një emërim prokurori për Bledar Valikajn.

Tashmë, ky vendim e kalon “topin” në terrenin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të marrë në shqyrtim vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili bie në kundërshtim me Kushtetutën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit