Aksidenti automobilistik që pësoi në 2007-ën i ndryshoi përgjithmonë jetën. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Gentian Ndoj, i cili tashmë rrezikon dhe jetën. Si pasojë e aksidentit, ai pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e të dyja këmbëve dhe e ka ndjeshmërinë zero.
Në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thuhet se Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale, të cilat rezultuan pa sukses. Ai tashmë prej vitesh është i prekur nga infeksioni Osteomyeltis, i cili ka marrë shkallë të lartë dhe rrezikon t’i helmojë gjakun.
Të riut i ka dhënë shpresë një spital një Itali, i cili mund t’i shpëtojë jetën, pavarësisht se do të sakrifikojë njërën këmbë. Personi që dërgoi mesazhin në redaksinë e JOQ Albania, ka bashkangjitur edhe numrin e llogarisë së mëposhtme, ku kërkohet ndihma e shqiptarëve, në mënyrë që Gentianit t’i shpëtohet jeta.
Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania