4 pacientë u dogjën të gjallë brenda në spital, Drejtësia: Asnjë fajtor!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.02.2019, 09:49

Dy vite më parë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, pasi 4 persona u dogjën të gjallë pas flakëve që ranë në ambientet e Spitalit Amerikan në Laprakë.

Por ndonëse u shënuan 4 viktima, Prokuroria ende pa gjetur asnjë fajtor ka pushuar çështjen.

Më tepër detaje i sjell në një shkrim të gjatë, Shqiptarja:

Ngjarja që mori përmasa të një bilanci lufte, ndodhur në ambientet e hemodializës në Spitalin Amerikan Laprakë, ku 4 persona u dogjën të gjallë me benzinë, është pushuar nga prokuroria e Tiranës.

Hanife Mali, Sanije Sulaj, Dashamir Saraçi dhe Lefter Canaj u dogjën të gjallë brenda në Spitalin Amerikan dhe pas dy vite nga ngjarja e tmerrshme, sot prokuroria nuk ka gjetur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Vendimi është marrë nga prokurori Robert Kote, i cili ju drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Lefter Canajt, personit përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në 25 korrik 2016. Kërkesa e prokurorit Kote është miratuar nga gjyqtari Ardian Kalia në 30 tetor 2018, i cili ishte në të njëjtin mendim me prokurorin, duke argumentuar se dosja penale e regjistruar për dy akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr” duhet të pushohej pasi personi përgjegjës për këto dy akuza kishte ndërruar jetë dhe përgjegjësia penale mbi të shuhet. Por pavarësisht këtij fakti, prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar dhe pjesën tjetër të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në ambientet e Spitalit Amerikan, atë të marrjes së masave të sigurisë në pavjonin e hemodializës dhe mosfunksionimit të sistemit antizjarr.

Gjatë hetimeve të kryera nga ana e prokurorit Robert Kote thuhet se në repartin e hemodializës të spitalit Amerikan ka pasur sistem antizjarr dhe ishte brenda garancisë. Ky sistem ishte montuar në datën 25 korrik 2015 nga kompania “Global Net” dhe kishte sensorë të posaçëm tymi njëherësh ishin të vendosur dhe fikse zjarri. Por pavarësisht nga ajo që evidenton prokuroria e Tiranës në vendimin e pushimit, familjarët e viktimave Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, shprehen për “Shqiptarja.com” se nuk ka pasur sistem antizjarr në repartin ku ka ndodhur ngjarja.

Gjatë një bashkëbisedimi me familjarët e dy viktimave të mësipërme u mësua se sistemi antizjarr që prokuroria e Tiranës ka paraqitur në vendimin e pushimit ndodhet në godinën kryesore të Spitalit Amerikan në Laprakë.

Saimiri, djali i të ndjerës Sanije Sulaj shprehet:

Po në godinën kryesore kishte sistem antizjarr dhe i pajisur me sensorë kundër tymit, por në repartin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur asnjë mjet kundër shuarjes së zjarrit. Ai ambient ishte përshtatur nga Spitali Amerikan si repart hemodialize, por në fakt aty kanë qenë disa magazina të vjetra të spitalit Ushtarak."

Në të njëjtën linjë me të është dhe Flamur Mali, bashkëshorti i të ndjerës Hanife Mali, i cili tregon se në dhomën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur asnjë sistem dhe mjet për të shuar zjarrin.

Në dokumentin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se gjatë hetimeve të kryera është marrë deklarimi i Petrit Polovinës, i cili është drejtues i departamentit të mirëmbajtjes në Drejtorinë Operacionale të Spitalit Amerikan dhe është përgjegjës për inxhinierët që janë në punë në këtë spital. Polovina është njeriu që përgjigjet për mirëmbajtjen e repartit të hemodializës. Ndryshe nga çfarë deklarojnë familjarët e të ndjerave, Polovina gjatë deklarimit të tij në prokurori ka pohur se:”…kam filluar punë në 1 shtator 2015 dhe në këtë repart janë bërë të gjitha instalimet të reja si sinjalizim i zjarrit, rrjeti elektrik, rrjetit hidraulik dhe aparatura mjekësore dhe konkretisht sistemi i sinjalizimit të zjarrit është montuar në 25 qershor 2015 nga kompania “Global Net” dhe ka qenë brenda garancisë dhe janë vendosur dhe sensorë tymi ku ka premise zjarri…”.

Por ndryshe nga ajo që deklaron në prokurori Petrit Velaj, në pamjet filmike të transmetuara nga “Report Tv” ditën e ngjarjes nuk shihet në asnjë moment shenja të rrjedhjes së ujit, pas rënies së zjarrit. Nëse ishte vërtet sistemi antizjarr në repartin e hemodializës, pse nuk ka funksionuar në asnjë moment ky sistem? Nëse do funksiononte sistemi antizjarr, që Polovina pretendon se ishte, ka shumë gjasa që bilanci i viktima do ishte shumë herë më i vogël. Në këtë drejtim prokuroria e Tiranës nuk është thelluar shumë, pasi duhet të shikonte nga afër dhe të ndiqte me ekspertë zjarrfikës, nëse në dhomën ku ka ndodhur ngjarja kishte vërtet sistem antizjarr. Nëse po atëherë pse nuk kanë funksionuar sensorët kundër shtëllungave të tymit?

Gjatë hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës ka sekuestruar fotokopje procesverbalesh të dorëzuara nga vetë përfaqësuesit e Spitalit Amerikan, ku pasqyrohej se stafi i spitalit ishte trajnuar bindshëm për mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimit. Por çuditërisht vetë shërbimi i Spitalit Amerikan, që ishte trajnuar për të administruar situata të tilla zjarri, nuk ka funksionuar aspak ditën kur ka ndodhur ngjarja. Kanë qenë forcat e zjarrfikëses ato që kanë ndërhyrë dhe bërë shuarjen e flakëve të përhapura në ambientet e brendshme të spitalit, ndërkohë që dhe shërbimi i sigurisë i këtij spitali, ka qenë në nivelin zero. Asnjë punonjës sigurie dhe drejtues i spitalit nuk është gjetur fajtor nga prokuroria e Tiranës, për sa i përket futjes së Lefter Canaj me një shishe benzinë brenda në repartin e hemodializës.

Mbikqyrja administrative që s’funksionoi

Konçesioni 100 mln euro që u fitua nëpërmjet një kompanie guaskë “Evita”

Spitali Amerikan në vitin 2015 u shpall fitues nga ministria e Shëndetësisë i konçesionit 10 vjeçar për shërbimin e hemodializës në Tiranë dhe 5 rrethe të tjera të vendit. Spitali Amerikan, përdori një kompani farmaceutike të quajtur “Evita” me adresë në një kafene në Berat, për të fituarë këtë superkonçesion. Mirëpo në një kohë kur po arkëton miliona lekë nga buxheti i shtetit, Spitali Amerikan, nuk denjon të marrë masa sigurie për ruajtjen e jetëve të pacientëve të tij. Ish-ministri i Shëndetësisë në atë periudhë, Ilir Beqaj deklaroi se do kërkohet mbikëqyrje administrative kontratës së konçesionarit të Hemodializës. Por deri më sot nuk është marrë asnjë masë administrative ndaj spitalit për këtë ngjarje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit