Mirë se erdhe në “pordhopolin” tonë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.02.2019, 16:23

Nga Renato Hoxha

Aty Ku pordha vlerësohet, nderohet. Në mes të katundit. Ku po të bësh pordhën e duhur, thonë për ty fjalët më të mira, të ftojnë për kafe, dreka, darka, qoka. Katundi ynë katund pordhe, nuk është tamam katund, as qytet, kryeqytet, apo metropol. Katundi ynë është pordhopol. Ne banorët e pordhopolit jemi pordhanjosë, pordhacakë, pordhamanë, pordhëtarë. Unë vetë jam një pordhëtar pordhopoli. Këtu në pordhopol, i vetmi mjet për të çarë në jetë është pordha.

Ne pordhëtarët pordhopolitanë, në dallim nga budallenjtë e pjesës tjetër të botës, nder e lavdi nuk kemi punën, por pordhën. Këtu në pordhopolin e pordhacakëve po i the tjetrit “punë të mbarë” e bëre hasëm përgjithmonë. Ama po i the “pordhë të mbarë” e bëre mik për kokë. Ne mes pordhësh gdhihemi, ngrysemi, lindim, vdesim. S’kemi muhabet tjetër ne veç pordhës; pordha jote, pordha ime, pordha e këtij, pordha e atij, pordhë kot, pordhë plot, pordhë për pordhë, pordhë për hall, pordhë për sebep, non stop pordhë dhe vetëm pordhë. E gjithënjohura “pordhë me rigon” për shembull, këtu në pordhopol nuk është e vetmja pordhë e sofistikuar.

Ne pordhamanët pordhën e gatuajmë edhe me mish, me presh, me spinaq, me qepë, me hudhra. Ne me pordhë bëjmë edhe ëmbëlsira, kadaif, revani, bakllava, madje bëjmë edhe tavë me pordhë të mbushura. Pordhët në pordhopolin tonë variojnë nga pordhët e heshtura, pordhët bombë, pordhët artistike, pordhët sizmike që tundin dheun, pordhët karizmatike përmes të cilave intelektualët tanë mahnitin miletin, deri tek pordhët e larta, pordhët historike, pordhët patriotike, pordhët akademike, pordhët filozofike.

Pordhët tona nuk janë të njëllojta. Secili pordhën e vet. Pordha pordhës nuk i ngjan. Ka pordhë e pordhë. Ka pordhë të shtëna në momentin e duhur nga njeriu i duhur në mënyrën e duhur për të bërë efektin e duhur, po ashtu si ka edhe pordhë kotmëkët pa asnjë efekt. E kam për nder që jam pordhëtar pordhopolitan. Por kemi në pordhopolin tonë plot pordhëtarë dhe pordhologë të tjerë më të shquar dhe më të aftë. Kemi gjithashtu studiues të regjur pordhësh të cilët njohuritë e tyre pordhologjike i pjerdhin rregullisht nëpër gazeta pordhacake, revista pordhanjose, televizione pordhëtare. Kemi komisione rë posaçme për nxitjen e pordhëve dhe pordhologëve përmes dhënies së çmimeve e dekoratave si “Pordha e Merituar”, “Pordha e Kombit”, “Pordha e Popullit”, “Pordhë për merita të veçanta”.

Për dhënien e titujve kemi ngritur juri me pordhologë mjekërbardhë që seleksionojnë dhe vlerësojnë me kujdesin më të madh pordhët e të gjitha llojeve dhe nënllojeve. Pordhë nga para, pordhë nga pas, pordhë nga brënda, pordhë nga jashtë, pordhë nga lartë, pordhë nga poshtë, pordhë frontale, pordhë anësore, pordhë tërthore, pordhë diagonale, pordhë vertikale, pordhë spirale, pordhë rrethore, pordhë trekëndore, pordhë kuadratike, pordhë kubike, pordhë piramidale, pordhë shumë dimensionale, pordhë multifunksionale, pordhë primitive, pordhë integrale, pordhë e ngrohtë, pordhë e ftohtë, pordhë firmato, pordhë e piratuar, mono pordhë, multi pordhë, pordhë lokale, pordhë ndërkombëtare, pordhë totale, minipordhë, maksi pordhë, stërpordhë, super pordhë, mega pordhë, giga pordhë, pordhë direkte, pordhë e nënkuptuar, pordhë e formatuar, pordhë e zip-uar, pordhë e enkryptuar etj.

Jeta në pordhopol është e tëra një kampionat pordhe ku garojnë parreshtur pordhanjosët më të talentuar të cilët hedhin pordhë nga më të ndryshmet; pordhë të madhe, pordhë të vogël, pordhë batare, pordhë me të shtëna një nga një, pordhë nazelie, pordhë lozonjare, pordhë tradhëtare, pordhë qesharake, pordhë serioze, pordhë që zgjat, pordhë që bëhet për një çast, pordhë me pasoja imediate, pordhë me sahat që plas pas një kohe, pordhë që e bën kur do vetë apo pordhë që të shpëton, pordhë e folur, pordhë e shkruar, pordhë e printuar, pordhë elektronike, etj. etj. nuk po t’i rendis të gjitha se duke folur mund të më vijë për të pjerdhur, dhe pordhën s’dua ta humbas por ta shes. Mos kujto se po ja fus pordhës. Nuk po flas për pordhë. Po flas seriozisht. S’lë pordhë të më shkoj dëm. Kam ngritur vilë me pare pordhësh. S’dimë mënyrë tjetër ne pordhopolitanët për të fituar veçse duke shitur pordhë. Pordha është malli më me vlerë që kemi. Pordhën, e cila, siç ka dalë nga studimet më të fundit, është më unikale edhe se shenjat e gishtave, ne pordhanjosët e përdorim edhe si mjet identifikimi, pasaportë, kartë identiteti.

Ne nuk e pyesim tjetrin për emrin, mbiemrin, moshën, grupin e gjakut. E detyrojmë të pjerdhi. Prej krismës, aromës dhe kohëzgjatjes së pordhës, ne mësojmë për fatin prej pordhe të gjithkujt me më tepër saktësi se çdo sferë e kristaltë, magjistar, psikanalist, apo llum kafeje. Për ta njohur një njeri, s‘është i rëndësishëm emri që ai mban por pordha që ai bën. Më thuaj çfarë pordhe bën, të të them se cili je, themi ne këndej. Pa pordhë nuk çahet jeta. Nga pordha, për pordhën, me pordhën, ne bëjmë mbledhje, mbajmë kongrese.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit