“Përdhunimet janë të moshës”, skandalizojnë prindërit e nxënësve të shkollës “Rilindja” në Kavajë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.02.2019, 14:31

Gjykata dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 adoleshentët që u shoqëruan në lidhje me akuzën “marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.

Ata akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve me dhunë me një 13-vjeçare, e cila ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe një 15-vjeçar.

Referuar dëshmive të dhëna nga adoleshentët, mësohet se ata kanë pranuar se kanë abuzuar me 13-vjeçaren për rreth 2 muaj.

Ata kanë deklaruar se e merrnin në shtëpi dhe kjo gjë kishte ndodhur disa herë.

Skandali më i madh qëndron në faktin që ngjarja u tentua të fshihej nga shkolla “Rilindja”, teksa nuk duhet lënë pa përmendur edhe neglizhenca e policisë, që nuk nxori asnjë njoftim për mediat në lidhje me këtë rast të tmerrshëm.

Drejtoria e shkollës 9-vjecare Rilindja nuk ka pranuar të prononcohet për ngjarjen në fjalë ndërkohë që prindërit tashmë janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur.

Disa prej prindërve të nxënësve të shkollës “Rilindja” kanë deklaruar për kamerat se përdhunimi i vajzës ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.

Ata janë shprehur se e kanë marrë vesh ngjarjen pasi janë thirrur në një mbledhje nga drejtoria.

Për më tepër, prindërit kanë deklaruar se prindërit e vajzës e kanë marrë vesh ngjarjen e rëndë nga gjendja e rënduar emocionale e vajzës së tyre.

Ndërkohe që një prind shprehet se ngjarja është mbajtur e fshehtë si nga ana e shkollës ashtu edhe nga ana e policisë një tjetër prind i cili është anëtarë në bordin e kësaj shkolle shpreh të kundërtën duke i dalë në mbrojtje shkollës.

Ajo që përbën çudi është fakti se një prej prindërve e justifikon ngjarjen duke thënë se ky veprim vjen prej moshës së të miturve dhe nuk duhet politizuar, shkruan Fax News.

Ata thanë:

Jam anëtar në këshillin e prindërve, ku herë pas here bëjmë mbledhje. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur jashtë ambientit të shkollës jashtë orarit të saj. Dhe sapo janë vënë në dijeni si drejtoresha dhe mesuesit, ka bërë sqarimin me prinderit dhe ka bërë denoncimin ne prokurori. Eshte nje shkolle model qe nuk ka patur raste te tilla. Shpreh keqardhjen se si eshte trajtuar ne rrjetet sociale, po politizohet qe nuk ka te beje fare, me te gjithe problematikat e saja. Indicjet e par ai ka marre mesuesja , me pas drejtoresha ka thirrur prinderit të cilet kanë berë denoncimin. Drejtoria ka bërë denoncim sapo eshte vënë në dijeni.”
Cfare interviste do tu merrni femijeve? Ngjarja nuk ka bere vaki ne shkolle duhet kerkuar vend tjeter. Ne skena pa asigje, femijet jane femije. Mesuesit skan faj, i kane 4-5 ore ne dite."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit