Këngëtarja Elvana Gjata, e shumëpërfolur në media kohët e fundit për përfshirjen në “masakrën e ish-Bllokut”, ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme.
Teksa vitet e shkuara kujtojmë te ditëlindjet e saj kanë qenë të bujshme dhe kanë kaluar në luks, këtë vit gjithçka kaloi në heshtje dhe qetësi.
Së bashku me Flori Mumajesin, dyshja janë përfolur gjithnjë se kanë qenë çift, megjithëse asgjë nuk u konfirmua.
Pavarësisht gjithçkaje ata kanë vazhduar në rrugë të ndryshme, por këtë herë mungoi urimi i kantautorit të njohur ndaj këngëtares.
Megjithatë, një postim i fundit i tij në Instagram, ka ngjallur dyshime të forta.
Me dy foto të prera, ku ka qenë edhe Elvana, ai i ka zëvendësuar fytyrat që mungojnë me emoji.
Mos është ky një urim “i koduar” për Elvanën?