53 vjeçari nga Gjilani, i cili ishte i zhdukur që nga dje është gjetur sot në liqenin Livoq të Gjilanit.
Policia bashkë me ekipet e shpëtimit të FSK-së gjatë ditës së djeshme kishin dalë në vendin e ngjarjes duke e kërkuar personin e zhdukur.
Ndërkohë që vetura e tij është gjetur buzë pendës së Liqeni, raporton JOQ Kosova.
“Po është gjete trupi i pajetë”, kanë konfirmuar nga Polici e Kosovës.
Sidoqoftë, deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar, e po ashtu as familjarët nuk janë deklaruar për rastin.