Kritikat për paga të larta të larta të deputetëve lidhen kryesisht me punën me orar të shkurtuar. Mirëpo, dje ndodhi çka konsiderohet më shumë se e jashtëzakonshme.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e nisën seancën në orën 11:00 të mëngjesit, dhe e përfunduan pas 16 orëve, pak minuta para orës 03:00, raporton JOQ Kosova.
Madje, disa edhe dremiten në gjumë. Ishte ky ministri i Financave Bedri Hamza, i cili pak para se të vinte në rend dite buxheti, s'i duroi lodhjes.
Kjo u bë për shkak të cilësimit të disa ligjeve që nga deputetët u konsideruan me rëndësi vitale për Kosovën.
Gjatë seancës së djeshme u votua projektligji për administratën publike dhe agjencitë e pavarura, projektligji për dialogun me Serbinë, projektligji për pagat e sektorit publik si dhe buxheti për vitin 2019.
E dy ligjet e fundit përplasën ashpër deputetët, pasi për dialogun dhe buxhetin nevojitej vota e PSD-së, e cila u kritikua se po ia bën argatin Serbisë.
Sidoqoftë, opozita ka kritikuar shumicën se po kalon ligjin për dialogun që do t'i shërbejë presidentit Hashim Thaçit, ndërkaq projektligji për buxhetin gjeti kritika që lidhen me projekte elektorale dhe partiake.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u votua nga deputetët për mbi 700 herë, pasi në rend dite ishin 700 amandamente si dhe disa projektligje, për të cilat u votua disa herë.