Histori që kërkon sensibilizimin e gjithë qytetarëve është kjo e të riut Bledar Ferraj, 19-vjeç, nga Kavaja, i cili në moshën 16-vjeçare ka pirë drogë dhe ka marrë goditje të forta në tru.
Pas komunikimit të redaksisë së JOQ Albania me mamanë e të riut, Marsela Ferraj, ajo bëri me dije se goditjet në tru, i kanë shkaktuar Bledarit haluçilacione, nga të cilat është duke vuajtur tashmë prej tre vitesh.
Nëna e tij i ka bërë thirrje shtetit dhe të gjithë qytetarëve që ta ndihmojë me sado mundësi të kenë, për t'i siguruar kurimin jashtë vendit, pasi në spitalet shqiptare nuk ka gjetur shërim.
Marsela Ferraj ka thënë se kushtet e vështrira ekonomike në të cilët ndodhet familja ia kanë kushtëzuar mundësinë e kurimit jashtë vendit Bledarit, pasi është e vetmja që punon në familje, sepse bashkëshorit i saj Lirim Ferraj, duhet ta shoqërojë gjithë ditën djalin, i cili e ka të pamunudur të shkojë edhe në shkollë.
Mamaja e Bledarit, Marsela shprehet:
Nëna e Bledarit ka thënë se nuk e disponojnë një numër llogarie ku të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmonin të kontribuojnë, por familjen mund ta kontaktoni në numrin 0699616397.

Letra tregon që Bledar Ferraj vuan nga çrregullim psikik i papërcaktuar.