Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook denoncimin për një rast përdhunimi në Kavajë.
Sipas denoncueses, në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, 8 nxënës kanë përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.
Denoncuesja shton më tej se prej 2 muajsh, ngjarja mbahet e fshehtë nga drejtoresha e shkollës, ndërsa i gjithë qyteti e di.
Postimi i plotë
Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare "Rilindja "Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.