“Jeton me aparate e s’më del kempi”/ Joeli e ka marrë paksa veten, por i duhet sërish ndihmë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.02.2019, 21:41

Joel Hashimi fëmija tashmë 5-vjeçar ka nevojë sërish për ndihmën e të gjithëve ne, për të jetuar.

Joeli është prekur nga një sëmundje e njohur si paralizë cerebrale spastike kur ishte 1 vjeç, e cila bënte që i vogli të ishte i pandërgjegjshëm, të mos reagonte ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të bënte veprime të pavetëdijshme.

Rreth dy vite më parë rasti i tij është bërë publik, pasi familja kërkonte ndihmën e qytetarëve për mbledhjen 3 mijë e 600 eurove, për të plotësuar rrumbullak 15 mijë euro që i duheshin për operacionin, në mënyrë që ta dërgonin jashtë.

Fatmirësisht Joeli u bë operacion dhe prindërit e tij pohojnë se i vogli e ka marrë paksa veten, por i duhet të ndërrojë tubin e ushqimit çdo tre muaj.

Prindërit e Joelit bëjnë sërish apel për ndihmë, pasi kushtet në të cilat jetojnë nuk lejojnë që t'i përgjigjen djalit, ndërsa mundësia e vetme është kempi 200 mijë lekë.

Mesazhi i plotë i prindërve të Joelit:

Nëse ju kujtohet Joeli para dy vitesh që kishte nevojë për operimin. Ju lutemi e publikoni dot se nuk kam mundësi me ja ble këtë tubin e barkut. Shumë shpenzime tjera kam, me qera, fëmija jeton me aparate e s'më del kempi 200 mijë lekë për asgjë. Pas operimit ka ndryshuar është mirë tani nga ana plagës nuk ka rrjedhje ushqimi, është shëndoshur ka marrë veten paksa, por duhet ndërruar çdo 3 muaj tubi i ushqimit dhe skam mundësi. Ky problem është."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit