Një 17-vjeçar është goditur me thikë në kraharor këtë të martë sepse adoleshenti nuk donte t’ua jepte biçikletën e tij disa personave të panjohur. Refuzimin e tij Nedim Bilgin e pagoi me jetë, pasi goditjet me thikë kanë qenë fatale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Islington, në veri të Londrës, Angli. Disa kalimtarë të rastit, tentuan që t'i vinin në ndihmë, por pa rezultat. 17-vjeçari kishte dalë shëtitje me biçikletë, por një makinë doli para tij, ku një person e goditi disa herë me thikë në kraharor.
Adoleshenti kishte dalë shëtitje me biçikletë, por befas një makinë doli para tij dhe një person nisi ta godasë me thikë. Lidhur me këtë rast policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.