Biznesmeni japonez, Takanobu Nishimoto pasi e studio mirë tregun, gjeti më në fund një boshllëk ku mund të korrte sukses.
Duke e ditur që vetëm miqtë tuaj kanë durimin që t’ju dëgjojnë ndërsa ankoheni për të disatën herë për vjehrrën me të cilën nuk shkoni fare mirë, ai vendosi të krijonte një biznes.
Biznesi i tij ka si qëllim që të shtojë numrin e “shokëve” me pagesë që do ju dëgjojnë me qef ndërsa ankoheni rreth jetës suaj.
Në 2012, Nishimoto krijoi një shërbim online të njohur si Ossan Rental. Shërbimi merr në punë burra të moshës së mesme, të quajtur 'Ossan' ose 'xhaxha', për të dëgjuar problemet e klientëve dhe, jo vetëm. Ata ofrojnë edhe këshillat e tyre me urtësinë e jetës.
Nishimoto shpresonte se ky shërbim do të ndihmonte në ndryshimin e perceptimit të meshkujve të moshës së mesme në Japoni. Dhe, ai ka mbetur i habitur nga rezultatet.
Nishimoto i tha The Straits Times:
Ossan Rental është bërë tashmë popullor duke marrë rreth 900 prenotime çdo muaj.
Sa për burrat e urtë, ata kanë filluar të bëjnë shuma të mira parash duke dhënë këshilla për njerëzit në hall dhe mund të marrin një shumë mujore prej £ 675. JOQ Albania