Rajoni i Ballkanit vazhdon të ketë ende probleme të theksuara me korrupsionin në sektorin publik.
Sipas Transparency International, Shqipëria renditet e para në rajon për korrupsion me 36 pikë , e ndjekur ngushtë nga Kosova dhe Maqedonia me 37 pikë.
Zëdhënësja e Transparency International për Ballkanin, Lidija Prokic, u shpreh se ndërhyrja e qeverive në sistemin kontroll-balancë është ende e madhe.
Ajo tha:

Ajo shtoi më tej se të drejtat e qytetarëve, janë përherë e më shumë në kontrollin e qeverive.
Përsa i përket Shqipërisë, Prokic tha se ulja me dy pikë vitin e kaluar, ngre shqetësime, përsa i përket përparimit të mëtejshëm të vendit, por po priten me interes rezultatet që do të dalin nga aplikimi i reformës në drejtësi.