Sofia është roboti i parë në botë që iu dha edhe nënshtetësia e një vendi, por tani ajo i ka tronditur të gjithë. Edhe pse është një robot ajo dëshiron që të krijojë familje e të ketë fëmijë. Familja për të është një gjë e rëndësishme, që të gjithë që nuk e kanë duhet ta krijojnë.
Projektuar nga një firmë në Hong Kong, ajo tha se dëshironte të bënte një vajzë dhe se donte t’i vinte emrin e saj. Truri i saj funksionon me një lidhje të thjeshtë Wi-Fi dhe përmban një listë të gjatë fjalësh.
Edhe pse Sofia ka disa aftësi mbreslënëse, ajo ende nuk ka vetëdije, por krijuesi i saj, David Hanson, ka thënë se pritet që kjo mund të ndodhë brenda pak vitesh. "Android" i dha një intervistë gazetarit Andrew Ross Sorkin të CNBC për “Future Investment Initiative,” në Riad.
Deklarata e Sofia-s:
Gjatë një interviste një gazetar bëri edhe humor me të. Ai tha se Sofia improvizonte me gjeste. Sipas saj, gjestet ishin të rëndësishme sepse kështu do fitonte edhe besimin e njerëzve.
Kur gazetari e pyeti nëse besonte se robotët duhet të kishin ndërgjegje duke patur parasysh se kjo mund të përbënte rrezik për njerëzimin, ajo iu përgjigj se ai kishte lexuar shumë nga Elon Musk dhe se kishte parë shumë filma të Hollywood-it.
Sofia shton:
Ja një moment nga bashkëbisedimi mes robotit Sofia dhe një prej krijuesëve të saj: