Sëfundmi është dhënë alarmi se një hidrocentral do të ndërtohet në kanionin e Holtës në Gramsh.
Një nga perlat e bukurisë shqiptare, ku mijëra turistë e vizitojnë çdo vit ka filluar të betonizohet.
Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik ndërsa e drejta i është dhënë kompanisë “ERA HYDRO shpk”.
Shumë vende të tjera turistike, bukuri të rralla të vendit tonë do të preken nga fadromat e lëshuara pa kriter!
Mjaft perla rrezikojnë zhdukjen dhe shumë të tjera janë zhdukur në vend për shkak të babëzisë për të ndërtuar mbi to HEC-e.
I njëjti problem shfaqet edhe në Zagori, ndërsa mbeten zona të nxehta edhe lumi Vjosa si edhe HEC-et mbi Valbonë.
Në galerinë e mësipërme gjeni disa nga perlat e Shqipërisë që rrezikojnë shkatërrimin prej babëzisë momentale të shqiptarëve dhe qeveritarëve të tyre.
Fotografi nga Gjakova, Nëntor Oseku i cili promovon bukuritë e Shqipërisë ka bërë thirrje që të mbrohen këto bukuri. Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Kanionit të Holtës, kanion ky në pjesën e Shqipërisë së Mesme.
Oseku ka thënë se ndjehet i dëshpëruar nga fotografitë që ka parë që kjo pjesë ka filluar të betoniziohet shkaku i ngritjes së hidrocentraleve.
Postimi i plotë: