U zhduk tetë vite më parë pa asnjë gjurmë, nëna e Bleona Matës rrëqeth me fjalët

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 23.01.2019, 08:46

Zhdukja e Bleona Matës më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj tronditi mbarë opinionin publik në atë kohë.

Kur u zhduk Bleona ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa tani është 15 vjeçe. Që nga dita qëkur është zhdukur nëna e saj nuk ka hequr dorë së kërkuari vajzën e saj.

Së fundmi ajo ka qenë në emsionin "Pa gjurmë" për të kërkuar të bijën e saj, të cilën prej tetë vitesh nuk e ka parë dhe nuk di asgjë për të.

Nëna e saj Bukuria katër vite më parë tha se tha se me zhdukjen e vajzës së saj mund të kishte lidhje Begzim Isa.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vitin 2014 e përjashtoi Begzim Isën nga zhdukja e Bleonës, duke e akuzuar atë vetëm për veprën penale të rrëmbimit.

Kujtojmë këtu se Begzim Isa u arrestua në vitin 2013 nga Policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8 vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit, por për Bleonën nuk gjet asnjë gjurmë.

Kurse në studion e emisionit "Pa gjurmë" Bukurie Mata është përballur me dajën e akuzuarit Begzim Isës, Diliman Hoxha.

Hoxha ka thënë se nipi i tij nuk ka lidhje me zhdukjen e Bleona Matës.

Më tej daja i Begzim Isës ka thënë:

Nipi im nuk ka gisht në zhdukjen e vogëlushes Mata. Ai ka qenë nxënës shumë i mirë. Ka dy muaj i liruar, tani është në gjendje kome. Është rob punëtor. Lexoje përse është arrestuar. Është teatër. Janë amatorë dhe nuk di më çfarë të them. U arrestua për trafik mjetesh motorrike, jo për trafik fëmijësh. Unë e vuaj këtë dramë. Jam baba i një fëmije. Ka shkuar lajmi deri në Amerikë. Nipin e kam flori. Vajza juaj do gjendet shumë shpejt. E drejta del.

Nga ana tjetër nëna e Bleonës ka thënë se nuk do të lërë gurë pa lëvizur derisa të gjej vajzën e saj.

Fjalët e saj ishin:

S’do lë gur pa lëvizur për Bleonën. Nipi juaj di diçka.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit