Kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në botë. Kështu thuhet në dokumentarin i cili pritet të paraqitet në programin ‘Clandestino’, të gazetarit investigativ David Beriain.
Ky dokumentar do të transmetohet edhe në Itali në kanalin “Nove Tv”. Materiali paraqet dëshmi të forta të mafies shqiptare në Itali. Në materialin e përgatitur thuhet se kriminaliteti shqiptar ka disa tipologji, duke filluar nga trafiku i armëve, droga dhe qeniet njerëzore.
Gjithashtu pretendohet se programi në fjalë ka arritur të zbulojë mënyrën sesi funksionojnë këto klane mafioze. Dokumentari titullohet ‘Shqipëria, mafia dhe hakmarrje’ Gazetari do të të tregojë arritjen e një ngarkese droge nga Shqipëria dhe dorëzimin në duart e grupeve mafioze italiane.

Beriain ka intervistuar dhe një të arratisur nga burgu. Ai ka tronditur gazetarin me fjalët:
Në dokumentar thuhet më tej, se mafia shqiptare funksionon me kod nderi dhe hakmarrjeje, të cilat janë tiparet e tyre kryesore. Gazetari investigativ është shprehur se do të studiojë rrënjët e shoqërisë shqiptare, për të kuptuar sesi shqiptarët kanë bërë emër në kriminalitetin botëror.
Kjo nuk është hera e parë që një media e huaj flet për mafia shqiptare. Pak kohë më parë ‘The guardian’, publikoi një artikull në lidhje me shqiptarët që janë bërë mbretër të kokainës në Britani.