Chris Brown, këngëtari i muzikës R & B është arrestuar në Paris nën akuzën e përdhunimit.
Dy zyrtarë të policisë thanë se Brown dhe dy të tjerë janë në paraburgim në Paris, pasi një grua paraqiti një ankesë për përdhunim.
Një 24-vjeçare thuhet se ka akuzuar këngëtarin për përdhunim mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.
Brown u arrestua të hënën, bashkë me truprojën e tij dhe është ende në paraburgim, ndërkohë që policia është duke verifikuar akuzat.
Revista franceze Closer raporton se ngjarja kishte ndodhur në hotelin Mandarin Oriental.
Vajza kishte thënë se ishte takuar me Brown në Le Crysal, në një klub nate pranë Champs Elysee dhe pastaj ishin kthyer në hotelin e tij me vajza të tjera dhe dy burra të tjerë.
Viktima tha se Brown e kishte ftuar atë në hotel dhe më pas e kishte sulmuar kur kishin mbetur vetëm.