Gjermania ka vendosur rregulla të reja punësimin. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020. Sipas ligjit, do të barazohet shkollimi profesional me atë universital. Një risi tjetër do të jetë heqja e verifikimit të prioritetit.
Kjo do të thotë se tashmë nuk do të kontrollohet më parë nëse ka një kadidat për vend pune nga Gjermania apo BE-ja. Ekspertja e ligjeve Carola Burkert, shprehet se do të ketë edhe një vështirësi. Ajo lidhet me gjuhën, e cila do të jetë kriter për punën.

Ndërkohë do të kërkohet gjihashtu ekuivalentimi i diplomave profesionale të huaja. Sipas ekspertes, shkak për vonesën e këtij ligji është adaptimi i madh i rregulloreve dhe neneve lidhur me të, si dhe kërkohet shtimi i kërkesave për vizë. Burkert shprehet se do të ketë edhe përjashtime.
Bëhet fjalë për rastet kur një punëdhënës paguan një shumë të caktuar dhe arsyeton se përse i duhet me shpejtësi vendi i punës.