Përjetimi i një shtatzënie dhe lindja i ndryshon gratë në mënyrë të jashtëzakonshme. Por a e dinit që femrat mund të bëhen “chimera” pas lindjes?
Për ta shpjeguar më thjeshtë, “chimera” është një organizëm i cili ka në vetvete dy lloje ADN-shë dhe qelizash në trup që vijnë nga dy organizma të ndryshëm.
Kështu, nënat mund të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre duke mbajtur në trup qeliza nga foshnja që ajo ka sjellë në jetë. Këto qeliza e mbrojnë nënën nga sëmundjet.
Kjo ndodh gjatë shtatzënisë kur fetusi liron disa nga qelizat e tij përmes placentës, e cila pastaj i transporton ato në rrjedhën e gjakut të nënës.
Ky fenomen quhet "fetal microchimerism"dhe u zbulua në fund të shekullit të 19-të nga një shkencëtar gjerman, Georg Schmorl.
Koncepti u rishikua rreth një shekulli më vonë kur u teorizua për të shpjeguar pse kromozomi Y është gjetur herë pas here në qelizat e grave.
Kromozomet Y mund të kalojë vetëm nga babai tek djali, kështu që kjo teori e shpjegon mësëmiri këtë mister. JOQ Albania