Interi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë për fazën e dytë të Seria A.
Milanezët kishin përballë Sasuolon, një ekip që i ka hapur shumë probleme në ndeshjet e fundit.
Zikaltërit u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar. Icardi, Politano apo Perisiç nuk arritën dot të gjenin rrugën rrjetës.
Interi edhe mund ta kishte humbur ndeshjen, nëse Boateng do të ishte më i treguar më i saktë përballë Handanoviç. Ky i fundit konfirmohet edhe njëherë si shpëtimtar i zikaltërve.
Me pikën përballë Sasuolos, Interi qëndrin në vendin e tretë me 40 pikë, 4 pikë larg Napolit të vendit të katërt.