Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Yzberishtit.
Bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur një 20-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.