Prej një jave banorët në fshatin Çerenec i Epërm, Bulqizë janë izoluar nga dëbora dhe nxënësit nuk shkojnë në shkollë.
Bëhet e ditur se kjo rrugë zor se mund të kalohet edhe me zinxhirë, ndërsa banorët thonë se me afër kanë Maqedoninë.
Banorët e fshatit bëjnë me dije se gjendja e rënduar në këtë rrugë është edhe kur nuk ka reshje. Ata paralajmërojnë pushtetarët që të mos të kërkojnë votat kur të vijë koha e zgjedhjeve.