Reagimi i parë që kanë njerëzit kur kuptojnë se disa hardhuca mund të jenë duke “bashkëjetuar” me ta në shtëpi, është të mendojnë sesi do t’i heqin qafe.
Por, në fakt, sado e çuditshme të duket, mirë do ishte që t’i lini zvarranikët e vegjël që të jetojnë me ju. Kjo pasi këto krijesa të vogla mund ta pastrojnë shtëpinë tuaj nga insektet e pisëta dhe të padëshirueshme.
Hardhucat janë gjahtarë shumë të përqendruar dhe ushqehen me insekte siç mund të jenë mushkonjat, buburrecët, merimangat dhe madje edhe akrepat e vegjël.
Ato konsumojnë shumë, vetëm një zhapik mund të hajë nga dhjetë në njëqind insekte të vegjël në një natë të vetme. Gjahtarët e vegjël me gjak të ftohtë rrinë zakonisht pranë dritës sepse insektet qëndrojnë në vende shumë të ndriçuara.
Kështu, herës tjetër që ndeshni në hardhuca në muret e shtëpisë, mendohuni dy herë përpara se të vendosni që t’i dëboni.