Historiani Dhimitris Bethanis ka lëshuar një deklaratë që i ka tërbuar grekët.
Ai ka pranuar se ilirët janë po aq të lashtë sa grekët. Bethanis ka vlerësuar figurën e Skënderbeut, si një element bashkues të shqiptarëve dhe grekëve kundër Turqisë.
Më tej ai ka bërë komente edhe përsa i përket gjuhës shqipe.Sipas tij, ka shumë gjasa që teza se shqiptarët kanë përdorur shkronjat greke derisa formuan alfabetin e vet, nuk është e vërtetë.
Ndër të tjera historiani ka thënë se sipas teorisë së Aristidh Kolës, se shtrati iliro-helen është pellazgjik, ka dyshime se alfabeti grek të jetë pellazg ose ilir.
Megjithatë është tepër e vështirë për të vërtetuar këtë tezë, për shkak se dokumentet datojnë në kohëra shumë të lashta.
është shprehur gjithashtu se Shqipëria dhe Greqia kanë qenë vende vllazërore ndër shekuj, por disa historianë të paditur në të dyja vendet kanë krijuar armiqësi të kota.