Balili, “peshku i madh” që iu vetëdorëzua Policisë dhe kontraditat në deklaratën e Lleshajt  

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2019, 12:13

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një komunikatë për mediat ka falenderuar policinë për punën e bërë me kapjen e Klement Balilit, në një kohë kur "Eskobari i Ballkanit" u vetëdorëzua.

Nga Ministria e Brendshme, Lleshaj e quajti këtë një operacion të sukseshëm të Policisë së Shtetit, kurse e vërteta në fakt është se Kelment Balili i vajti policisë në "derë".

Duhet të kujtojmë se Balili ishte "peshku i madh" që nuk u kap kurrë nga autoritetet shqiptare, deri në vetëdorëzimin e tij.

Vetëm në vitin 2018 ai ka mundur të nxjerrë duarbosh plot 15 herë Policinë e Shtetit, e cila ka organizuar një sërë operacionesh.

Klement Balili, emri më i kërkuar nga policia e shtetit që nga dhjetori 2016 është akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Në momentin që u shpall në kërkim, Balili, atë kohë 43-vjeçar (sot në moshën 46 vjeçare), ishte drejtor i transporteve në qytetin e Sarandës. Ai së bashku me familjarët e tij ka në pronësi disa biznese ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh ai besohet se ishte fshehur në Shqipëri, dhe nuk ka dalë asnjëherë nga Shqipëria.

Balili aktualisht gjendet në ambientet e drejtorisë së Policisë i shoqëruar me avokatët e tij, Baftjar Rusi dhe Theodhori Sollaku.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit