“Kam dashur të mbytem në lumë”, nëna kërkon vetëm bukë për dy fëmijët e uritur

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14.01.2019, 20:44

Të ndodhur mes varfërisë ekstreme, familja Buzi nga fshati Kallm i Fierit i bëjnë thirrje të gjithë njerëzve t'u ofrojnë sadopak ndihmë. Familja me katër anëtarë nuk kanë as bukë për të ngrënë.

Shtëpia e tyre që është vetëm një dhomë, e ka çatinë gati në të rrëzuar. Muret janë të plasaritura dhe shpeshherë familja del edhe jashtë kur fryen erë e fortë, nga frika se mos u shembet gjithçka mbi kokë.

Entela Buzi, nëna e një djali 16 dhe një vajze më të vogël, u bën apel të gjithë shqiptarëve që të jenë sadopak ndihmues në hallin e tyre. Mes lotësh Entela lutet për një thes miell, për ndonjë pako makarona, oriz dhe një bidon vaj. Të uritur fëmijët e saj lypin kafshata buke tek fqinjët. Nëna shprehet se kur fëmijët kthehen nga shkolla janë shumë të uritur dhe se nuk ka se çfarë t'u japë për të ngrënë. Kjo familje ka 17 vite në këtë gjendje dhe shteti nuk ka vënë dorë në zemër as për fëmijët.

Të ndodhur në këto kushte, djali i shtëpisë, vetëm 16 vjec, detyrohet që edhe pse i sëmurë me astmë, për disa muaj të mbledhë zhaba bashkë me të atin për teë siguruar ca qindarka. Vajza mes lotësh tregon se në shkollë shkon mirë, por thotë se nuk e ka njohur kurrë shijen e gëzimit.

Entela shprehet:

Nuk jetohet në këtë kasolle. Ju lutem shumë se jam në një katastrofë të vërtetë, në një tmerr, në një ferr që nuk jetohet këtu. Po nuk mundët të më ndihmoni, unë do të iki do të mbytem në lumë. Nja tre katër herë jam nisur për në lumë, por kalamajtë më kanë kthyer."

Duke treguar frigoriferin dhe dollapin e ushqimeve, Entelës i dridhen duart.

Ajo vazhdon:

Ja nuk ka asgjë. Është bosh. Jemi pa bukë, kalamajtë shkojnë në shkollë pa lekë, pa bukë. Ngrihen në mëngjes dhe ikin pa ngrënë. Në orën dy vijnë këtu në shtëpi. Nuk kemi as bukë asgjë. Mbulohemi me këtë plastmas kur bie shi. Kur erdhën kalamajtë më kërkuan bukë. Nuk ka bukë të keqen mami u thashë. Ai i shkreti iku andej nga lagjja duke kërkuar kafshata buke për të ngrënë. Ju lutem na ndihmoni. Të paktën nga një thes miell, ndonjë pagure vaj, ose ndonjë oriz ose ndonjë makaronë."

Familjen Buzi mund ta kontaktoni për ta ndihmuar në këtë numër telefoni: 069 88 79 151

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit