Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën tek rruga e Kënetës.
Sipas dëshmitarëve pranë redaksisë së JOQ Albania viktima të këtij aksidenti janë burrë e grua dhe po punohet për identifikimin e tyre.
Ndërsa nga policia ende nuk ka asnjë informacion ose detaj.