Sonda e lëshuar nga NASA, që si mision ka “gjuetinë” për planetë të jashtëm, ka zbuluar tre eksoplanetë ose botë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor.
Planeti i ri është 23 herë më gjigant se Toka në përmasa.
Agjencia Hapësinore ka lëshuar në prill të vitit 2018 sondën e quajtur Transiting Exoplanet Survey Satellite ose shkurt Tess, e cila për mision ka zbulimin e planetëve të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellor.
Dhe, misioni Tess si duket po sjell rezultate.
Planeti i ri quhet HD 21749b.
Planeti i sapo zbuluar orbiton rreth një ylli të ndritshëm dhe të afërt, i cili është rreth 53 vjet dritë larg në yjësinë Reticulum.
HD 21749b duket se ka periudhën më të gjatë të orbitimit krahasuar me tre planetët e zbuluar deri më tani nga Tess. Planeti i ri është 23 herë më i madh se toka, që do të thotë se ka gjasa të jetë i gaztë dhe jo shkëmbor dhe ka një atmosferë më të dendur se Neptuni ose Urani.
Zbulimi i tij u njoftua nga shkencëtarët në takimin vjetor të Shoqërisë Astronomike Amerikane në Seattle. JOQ Albania