Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën "Mine Peza" në kryeqytet. Dy persona me motor e kaska kanë grabitur një kambist, i cili kishte dy çanta me para. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, të ditës së sotme.
Autorët e vjedhjes kanë ushtruar dhunë ndaj kambistit, e më pas i kanë marrë dy çantat. Ende nuk dihet sasia e lekëve që ka qenë brenda çantave. Pronari i Exchange-it ka njoftuar menjëherë policinë, por kjo e fundit ka mbërritur me vonesë edhe pse Komisariati i Policisë ka qenë pranë.