Për disa persona, temperaturat e ftohta( oxhaku brenda) dhe ditën më të shkurtra janë pjesa më romantike e stinës së dimrit. Por, për disa të tjerë kjo stinë e vitit sjell dëshpërim dhe mërzitje.
Sipas ekspertëve, disa njerëz vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal (SAD), ndërsa të tjerë jo dhe në këtë pjesë mund të luajë rol edhe ngjyra e syve.
Kërkimi i ri, i botuar në revistën e Shkencës dhe Psikologjisë së Sjelljes, zbuloi se njerëzit me sy të çelët ose të kaltër ishin më të predispozuar që të vuanin nga stresi gjatë dimrit si dhe nga problemet me peshën, oreksin, gjumin dhe aktivitetin social.
Studimi përfshinte 175 studentë dhe të diplomuar nga Jugu i Uellsit dhe Qipro, me një moshë mesatare afro 24 vjeç.
Lance Workman, autori kryesor i studimit dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Uellsit , shpjegon:
Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi që na ndihmon të kalojmë në gjumë.
Prandaj, sipas Workman personat me sy të “bardhë” prodhojnë më pak melatoninë dhe janë më shumë të ekspozuar ndaj problemeve gjatë dimrit.