62 ditë në protestë, banorët: Në burg duhet të jetë Afrim Qendro, jo Danieli

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.01.2019, 17:36

Banorët e Unazës së Re, janë në ditën e 62 të protestave. Madje edhe në natën e ndërrimit të viteve ata nuk e kanë ndërprerë protestën. Përveç dëmshpërblimit 100% të banesave apo bizneseve të tyre, ata kërkojnë edhe anulimin e plotë të projektit të Unazës së Madhe.

Banorët teksa brohorasin kundër qeverisë dhe projektit të “Unazës së Madhe”, që sipas tyre është një projekt korruptiv, i kanë kërkuar llogari prokurorisë se çfarë po bëhet me kallëzimin e tyre ndaj kreut të ARRSH-së Afrim Qendro.

Dorian Protoduari ka akuzuar autoritetet se kanë mashtruar lidhur me dëgjesat për projektin, ndërsa tha se Erion Veliaj dhe Afrim Qendro duhet të ishin në burg, e jo Danieli. Edhe një banor i cili ka folur edhe para mediave është shprehur njësoj si Produari.

Deklarata e banorit

Unaza e Re ka për tju çuar në burg. Atje ku është Danieli duhet të jetë Afrim Qendro. Ne nuk do largohemi nga protesta, ne nuk do të largohemi nga shtëpitë tona. Kërkojmë anulimin e plotë të projektit. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje nga Prokuroria, por ne nuk lëvizim nga pronat tona.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit