Analisti Ilir Demalia në faqen e tij në Facebook, ka publikuar një postim, ku shprehet se kryeqyteti është shndërruar në një kazermë “fshataro-komuniste”.
Ai ka shtuar se Tirana është shndërruar sot në një fshat të madh, ku pjesën më të madhe e dominojnë të ardhurit, e ndërsa 60-70% e popullsisë rrinë me valizxhet gati.
Statusi i plotë i Ilir Demalisë
Tirana sot është një fshat i madh i prapambetur social- kulturor i ruralizmit politiko-komunist.
Tirana në 1990 kishte 180 mijë banorë shtersëzuar aty me dekada, shekuj autoktonët.
Prurjet ishin me pikatore, ku dhe këta të ardhur merrnin fizionomine dhe strukturen kryeqytetase nga shumica absolute-qytetare.
Kjo u bë me qëllim nga ata që në emër të demo(n)kracisë dhe “lëvizjes së lirë” lejuan dhunimin e kryeqytetit dhe shkatërrimin dhe vjedhjen e pronës publike dhe private, ku pasojat janë të pariparuesheme.
Rezultat ky i mendësisë fshataro-komuniste te liderve te dhjetorit 90′
Tirana sot ka afro një milion banorë, kur Tiranës së 1990 i janë larguar më shumë se gjysma jashtë Shqipërisë.
Rreth 900 mijë banorë sot në Tiranë janë ardhje të ruralizmit kulturor-social, dhe një mendësie dhe psikologjie fshataro-feudo-bajraktare e cila, jo vetëm nuk mund të prodhoj demokraci, shtet te së drejtës, por ka prodhuar një tmerr social-kulturor, shtetëror-politik, ekonomik-juridik në tatëpjetën degraduese shtetërore-shoqërore, sa 60-70 e popullsisë rrinë me valixhet gati.
Çfarë prespektive mund të ketë një vend kur 60-70 % e banorëve të saj duan të largohen?
Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit dhe oligarkisë së krimit me lidhjet dhe kontrollin politik-juridik
Sa do të vazhdojë?!
Gëzuar Vitin e Ri!”