Soni Malaj doli mjaft e zhgënjyer nga Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.
Mirëpo, një lajm i mirë ka ardhur për këngëtaren.
Soni është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë urbane në Europë” së bashku me artistin latin Joweel Gram për këngën “En la Intimidad” në “Flow Italiano Awards 2018”.
Ka qenë vetë ajo që e ka bërë të ditur lajmin në një postim në InstaStory.
Soni është renditur në këtë sfidë mes emrave të njohur botëror si Dj Snake, Selena Gomez, Cardi B, e shumë të tjerë.