Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festat që mbledhin familjen për të festuar dhe kjo ka ndodhur edhe në shtëpinë e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi juventin ka postuar një foto në Instagram me 4 fëmijët e tij dhe të fejuarën Georgina Rodriguez, teksa uron ndjekësit e tij për Krishtlindje.
“Gëzuar Krishtlindjen”, ka qenë urimi i Ronaldos përkrah fotos së ëmbël familjare, ku të gjithë mbajnë veshje festive.