Supervjedhja me sahatët e ujit, qytetarët e hanë sapunin për djath

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 24.12.2018, 13:36

Një nga problemet dhe shqetësimet që qytetarët kanë ngritur shpeshherë për në kryeqytet është ndërrim i matësve të ujit. Kjo, jo pa arsye, sepse çdo gjë rëndon në xhepet e qytetarëve. Pak i çuditshëm është fakti që matësat e ujit ndërrohen kur ata mbushin një periudhë 5-10 vjeçare, edhe pse matësi nuk ka shfaqur ndonjë problem në funksionim.

Një tjetër shqeëtësim i ngritur për matësit e ujit është se ata nuk janë sipas një standardi të caktuar. Familjarët apo edhe bizneset e ndryshme mashtrohen, pasi sahatët nuk janë të një cilësie të mirë. Ata shiten sikur janë të përpunuar me material bronzi, por në të vërtetë sipas denoncimit të njerëzve ata janë të përpunuar me gizë, por thjesht i kanë lyer me një varak ngjyrë floriri për t'i përngjarë bronzit.

Tirana rezulton të ketë nivelin më të lartë të ndërrimeve të matësave, krahasuar me disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. Vetëm për vitin 2017 rezulton që banorët e Tiranës të kenë paguar mbi 900 mijë euro për vendosjen e aparaturave të reja.

Enver Palushi la Peshkopinë vite më parë, për t’u vendosur në kryeqytet. Shkak u bë nevoja për kurimin e djalit paraplegjik. Enveri, i cili ka folur para kamerave të VOA-s, jeton në një apartament në rrugën “Fuat Toptani”. Ai thotë se nuk ka gjetur paqe me matësin e ujit.

Kam paguar kontratën e ujit tek ujësjellësi dhe sahatin e ka vendosur firma e ndërtimit të pallatit. Herën e dytë e ka ndërruar ujësjellësi dhe kam paguar 1800 lekë vetë dhe herën e tretë, në vitin 2016 e kam paguar vetë, 45 mijë lekë të vjetra”.

Të dhënat zyrtare të vëna në dispozicion nga vetë UKT, tregojnë se për vitin 2017 janë ndërruar 26.650 ujë matës, ose 12.9 përqind e totalit. Trendi duket në rritje dhe për 2018, ku vetëm në tremujorin e parë janë ndërruar 8887 të tillë. Nga numri i ujëmatësve të ndërruar në vitin 2017, rezulton se konsumatorët i kanë paguar Ujësjellësit Tiranë, pak më shumë se 900 mijë euro. Çmimi prej 4200 lekësh rëndon veçanërisht pensionistët.

Edhe vlera e matësit prej metali që vendoset nga UKT, është më e lartë se në katër qytete të mëdha në vend. Në Durrës një matës uji që vendoset nga ujësjellësi kushton 3500 lek.

Në Elbasan kosto e një ujëmatësi shkon deri në 2000 lekë dhe në Shkodër 3000 lekë. Ndërsa në Vlorë qytetarët janë të lirë ta blejnë atë vetë dhe paguajnë pranë Ujësjellësit vetëm 1000 lekë për instalimin.

Dhe në qytetin e Tiranës konsumatori mund ta blejë matësin e ujit në një pikë shitje të certifikuar dhe paguan më pas tek UKT vetëm vlerën e montimit. Një veprim i tillë dë të kushtonte 3100 lekë, duke kursyer në këtë mënyrë 1100 lekë.

Sipas ligjit konsumatori njoftohet një muaj përpara se të ndërrohet ujëmatësi nga ujësjellësi, që ai të mund ta blejë vetë vetë me ujëmatësin nëse dëshiron. Ujësjellës Kanalizime Tiranë thotë se e realizon këtë proces, duke përdorur disa forma, njoftimi i konsumatorit me shkrim, nëpërmjet administratorit dhe gjithashtu kujdeset që të afishojë në vende të dukshme të godinës njoftimin me shkrim.

Por, Enver Palushi pretendon të kundërtën, duke treguar se ndërrimin e ujëmatësit e mësoi kur shkoi të paguante faturën e konsumit të ujit:

Kur të ndërrohet sahati duhet të njoftojnë ato dhe jo të ju mbushet mendja dhe vijnë e ndërrojnë sahatin, pa njoftuar përgjegjësin e pallatit, hiç asgjë”.

Edi Fero, nga Shoqata e Konsumatorit Shqiptar ngre dhe shqetësimin e cilësisë së ujëmatësve:

Duhet të ketë cilësi të një standardi të caktuar, çka do të thotë se duhet të jetë bronz. Ne kemi konstatuar sahatë që janë gizë dhe janë të lyer me varak të përngjashme me ngjyrën e bronzit. Çka do të thotë se i ul jetëgjatësinë sahatit dhe ai nuk është një sahat i një cilësie të mirë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit