Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në “Qytetin Studenti”. Ai ka inspektuar punimet që po bëhen në konviktet studentore, financim ky i qeverisë gjermane.
Por pas kësaj vizite ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili thotë se shefi qeverisë shkon për vizitë tek godinat në kohën kur studentët janë larguar.
Rama sipas tij ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarcani në 1990.
Deklarata e Shehu-t
Kryeministri “viziton” Qytetin e Studenteve, por vetëm sot kur studentët janë larguar! Krejt bosh ky “qytet” simbol këto ditë, vetëm Kryeministri e shoqëruesit e tij.
Siç duket ka frikë ta pësojë aty si Adil Carcani më 1990-ten.
Mbasi mori në universite të ndryshme mesazhe të ngjashme me ato që morën Muho Asllani, Lenka Cuko etj në ato vite, vjen në këtë ”Qytet”, por vetëm me një kusht, të ishte pa studentë!
Dialog apo monolog ky?!”